Kalo te përmbajtja
Pjesë e Hardware

Rampa për objekte banesore, hotele dhe parkingje

Parkingu i ndërtesës suaj vetëm për banorët dhe mysafirët e regjistruar. Pa makina të huaja në vendet tuaja dhe pa grindje për parkim.

Instalim nga inxhinierët tanë Mbështetje me kontratë Kosovë · Shqipëri

Pse ka rëndësi

Në shumë ndërtesa banimi, parkingu i banorëve mbushet nga makina që s’kanë lidhje me ndërtesën: vizitorë të dyqaneve përreth, taksi, apo dikush që thjesht gjeti vend bosh. Banori kthehet në mbrëmje dhe s’ka ku ta lërë makinën.

Në hotele ndodh e njëjta gjë: vendet e mysafirëve zihen nga të tjerët, dhe recepsioni humb kohë duke kërkuar kush e ka lënë makinën aty.

Rampa e zgjidh këtë pa roje: banorët dhe mysafirët hyjnë lirshëm, të tjerët jo. Administratori sheh në çdo moment kush ka hyrë dhe kur.

Ku përdoret

  • Komplekse banimi me garazh ose oborr të përbashkët
  • Hotele me parking vetëm për mysafirët
  • Ndërtesa zyrash me vende të rezervuara për stafin
  • Parkingje private me qira mujore

Pyetje të shpeshta

01. Si hyn një mysafir që nuk ka kartë?
Banori ose recepsioni i jep qasje të përkohshme, për një ditë apo vetëm për një hyrje. Mysafiri nuk ka nevojë të presë që dikush të zbresë ta hapë.
02. Çfarë ndodh nëse ikën rryma?
Rampa mund të hapet me dorë, dhe sipas nevojës e pajisim me bateri rezervë që të punojë edhe gjatë ndërprerjes. Këtë e përcaktojmë bashkë në plan.
03. Kush e menaxhon listën e banorëve?
Administratori i ndërtesës ose recepsioni. Shtimi dhe heqja e një banori bëhet shpejt, pa ndërruar asnjë çelës.
04. Sa kushton?
Varet nga numri i hyrjeve dhe nga punimet që duhen në vend. Vijmë, e shohim hyrjen dhe ju japim ofertë me çmim të qartë para se të fillojmë.
Konsultim pa obligim

Na tregoni çfarë nuk po punon, ose çfarë doni të ndërtoni.

Një mesazh ose një telefonatë. Vijmë te ju, shohim çfarë keni, dhe ju themi hapur çfarë duhet.

Reagim online brenda 15 minutash Inxhinierë në terren