Kalo te përmbajtja
Pjesë e Hardware

Kamera sigurie, access control dhe alarme

Kamera IP me regjistrim të verifikuar, access control me kartë ose biometri dhe alarme me sensorë. Gjithçka e lidhur në një sistem, e testuar në terren dhe nën monitorim.

Instalim nga inxhinierët tanë Mbështetje me kontratë Kosovë · Shqipëri
Kamerë sigurie dhe lexues karte në hyrjen e një ndërtese
Kamerë sigurie dhe lexues karte në hyrjen e një ndërtese

Pse ka rëndësi

Rëndësia e një sistemi sigurie kuptohet vetëm kur ndodh diçka. Shpesh pikërisht atë ditë zbulohet që regjistruesi kishte ndaluar javë më parë, që alarmi ishte i fikur, ose që askush s’e di kush ka kaluar në hyrje.

Çelësat fizikë kanë të njëjtin problem: s’e di kurrë sa kopje qarkullojnë, dhe kur humbet njëri, ndërrohet e gjithë brava.

Çfarë instalojmë

Kamera që mbulojnë hyrjet, arkat dhe zonat kritike pa pika të vdekura, me regjistrues të llogaritur për periudhën që dëshironi (p.sh. 30 ditë). Access control me kartë ose gisht në dyer dhe alarme me sensorë lëvizjeje, dyersh dhe dritaresh.

Pjesa që na dallon: i lidhim të gjitha në një sistem. Një kartë hap të gjitha dyert ku ka leje, hyrjet regjistrohen në një vend, dhe nëse dëshironi, të dhënat e hyrje-daljeve shkojnë direkt në programin tuaj të pagave apo të orarit. Edhe pajisjet ekzistuese, sado të vjetra, i lidhim me software-in.

Për parkingje dhe hyrje këmbësorësh shihni edhe rampat dhe tripodët, që i lidhim me të njëjtin sistem kamerash dhe access control.

Si punojmë në praktikë

Vijmë në vend, shohim hyrjet dhe zonat që duhen mbrojtur, dhe ju propozojmë një plan me çmim të qartë. Pas instalimit e verifikojmë regjistrimin duke kontrolluar regjistrimin më të vjetër, dhe testojmë çdo derë dhe alarm.

Kur një punonjës largohet, ia heqim lejet me një klikim. Kamerat, regjistruesit dhe kontrolluesit mbahen nën monitorim, që nëse një kabëll shkëputet apo një kamerë fiket, ta dimë menjëherë.

Konsultim pa obligim

Na tregoni çfarë nuk po punon, ose çfarë doni të ndërtoni.

Një mesazh ose një telefonatë. Vijmë te ju, shohim çfarë keni, dhe ju themi hapur çfarë duhet.

Reagim online brenda 15 minutash Inxhinierë në terren