Pse ka rëndësi
Pa një sistem monitorimi, për një defekt në rrjet apo server mësohet vetëm kur punonjësit nuk hapin dot programet ose kur klientët nuk kontaktojnë dot kompaninë tuaj. Shpesh kjo do të thotë orë të tëra pune të humbura.
Me monitorim aktiv, sistemi ynë vëren anomalinë që në momentin e parë: kur një disk fillon të ngarkohet, kur një linjë interneti humb paketa, ose kur një pajisje fiket papritur.
Si punojmë në praktikë
Pajisjet dhe serverët që instalojmë i lidhim menjëherë me sistemin tonë të monitorimit. Nëse keni tashmë pajisje ekzistuese, i integrojmë edhe ato.
Sistemi mbledh telemetri vazhdimisht dhe gjeneron alarme sapo një vlerë del jashtë normales. Ekipi ynë ndërhyn dhe ofron mbështetje teknike sipas marrëveshjes së shërbimit (SLA) që kemi dakorduar së bashku, me kohë reagimi të shkruar në kontratë, në vend ose në distancë. Çdo muaj ju dërgojmë një raport të kuptueshëm me të gjitha ndërhyrjet e kryera.