Pse ka rëndësi
Posta elektronike dhe skedarët e punës janë zemra e komunikimit të përditshëm të çdo kompanie. Kur email-i bllokohet ose bie në spam për shkak të konfigurimeve të gabuara të domain-it (SPF, DKIM, DMARC), komunikimi me klientët dhe partnerët ndërpritet.
Gjithashtu, pa një menaxhim të qartë të llogarive, ndodh shpesh që ish-punonjësit të kenë ende qasje në dokumentet konfidenciale të kompanisë me muaj të tërë pas largimit.
Si punojmë në praktikë
Konfigurojmë Microsoft 365 ose platformën cloud të përshtatshme me të gjitha rregullat e nevojshme të sigurisë. Migrimin e të dhënave ekzistuese e planifikojmë jashtë orarit të punës, në mënyrë që stafi juaj të vazhdojë punën pa asnjë pengesë.
Aktivizojmë verifikimin me dy hapa (MFA) për të gjithë punonjësit dhe mbikëqyrim licencat. Për më tepër, meqenëse Microsoft ruan të dhënat vetëm për një afat të shkurtër në rast fshirjeje aksidentale, ne vendosim një sistem backup-i të veçantë që ju lejon të riktheni çdo dokument apo email edhe pas muajsh.