Kalo te përmbajtja
Portfolio teknike

Dhjetë shërbime, tre shtresa

Secilin e instalojmë, e konfigurojmë, e dokumentojmë dhe mbajmë përgjegjësi për të.

01

Hardware

Pajisje që i furnizojmë, i instalojmë dhe u qëndrojmë pas.

Sallë me kompjuterë të lidhur në rrjet, instalim nga 3IT.solutions Hardware Instalim i ynë

Zgjidhje Network

Projektim dhe instalim i rrjeteve kompjuterike: switch-a, router-a, firewall, ndarje në VLAN, VPN mes zyrave dhe kalim automatik në linjë rezervë (failover dual-WAN). Rrjeti juaj mbetet gjithmonë funksional dhe i dokumentuar qartë.

  • Instalim dhe konfigurim profesional i switch-eve dhe router-ave
  • Mbrojtje e rrjetit me rregulla të sakta firewall
  • Ndarje e rrjetit në VLAN (staf, mysafirë, kamera sigurie dhe serverë)
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë
Access point Wi-Fi i montuar në tavanin e një zyre Hardware

Zgjidhje Wi-Fi

Mbulim i plotë dhe i qëndrueshëm me valë Wi-Fi për zyra, magazina dhe ambiente afariste. Access point-e profesionale, lëvizje pa ndërprerje (roaming) dhe rrjete të ndara për stafin dhe vizitorët.

  • Matje e sinjalit në vend (Site Survey) për të shmangur zonat pa valë
  • Vendosje strategjike e Access Point-eve dhe balancim i kanaleve
  • Ndarje e sigurt e rrjetit: Wi-Fi i stafit i izoluar nga Wi-Fi për mysafirët
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë

Server dhe Virtualizim

Konfigurim i serverëve fizikë dhe virtualizim me Proxmox, VMware ose Hyper-V. Planifikim i saktë i kapacitetit, migrim i sigurt i të dhënave, mbrojtje e disqeve me RAID dhe monitorim i vazhdueshëm.

  • Përzgjedhje dhe planifikim i kapacitetit të serverëve sipas ngarkesës reale
  • Instalim dhe konfigurim profesional me Proxmox VE, VMware ESXi ose Hyper-V
  • Migrim i serverëve të vjetër fizikë në makina virtuale pa ndërprerë punën
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë
Kamerë sigurie dhe lexues karte në hyrjen e një ndërtese Hardware

Kamera, Access Control dhe Alarme

Kamera IP me regjistrim të verifikuar, access control me kartë ose biometri dhe alarme me sensorë. Gjithçka e lidhur në një sistem, e testuar në terren dhe nën monitorim.

  • Kamera IP të montuara sipas këndeve kryesore të sigurisë
  • Regjistrues NVR me kapacitet disku të verifikuar për numrin e ditëve që kërkoni
  • Access control me kartë RFID ose biometri (gisht ose fytyrë) në dyer
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë

Rampa dhe tripodë

Rampa për parkingje dhe tripodë për hyrjet e këmbësorëve, që në objektin tuaj të hyjnë vetëm ata që duhet. I instalojmë, i lidhim me kamerat dhe i mirëmbajmë.

  • Vizitë në objekt dhe plan për çdo hyrje
  • Montim i rampave dhe tripodëve
  • Regjistrim i banorëve, punonjësve dhe automjeteve
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë
02

Software

Cloud, siguri dhe backup, të konfiguruara dhe të mbajtura të përditësuara.

Cloud

Shërbime Cloud me AWS, Azure dhe Google Cloud, si dhe Microsoft 365 për email dhe bashkëpunim në ekip. Migrime të sigurta pa humbje të dhënash dhe administrim i llogarive të punonjësve.

  • Konfigurim i Microsoft 365: posta elektronike e biznesit, Teams, SharePoint dhe OneDrive
  • Migrim i plotë nga serverët e vjetër të postës pa humbur asnjë email apo kontakt
  • Infrastrukturë në Azure, AWS dhe Google Cloud sipas kërkesave tuaja
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë

Cybersecurity

Mbrojtje e kompjuterëve, serverëve dhe rrjetit tuaj nga sulmet kibernetike: konfigurim i saktë i firewall-it, mbrojtje e pajisjeve me antivirus qendror, autentifikim me dy hapa (MFA) dhe përditësime të rregullta sigurie.

  • Rregulla të sakta dhe të dokumentuara në firewall
  • Mbrojtje e dedikuar (Endpoint Protection) në çdo kompjuter dhe server
  • Autentifikim me dy hapa (MFA) në postën elektronike, VPN dhe llogaritë e administratorëve
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë
Pajisje për ruajtjen e kopjeve rezervë, e montuar në rack Software

Backup dhe Disaster Recovery

Mbrojtje e sigurt e të dhënave me strategjinë 3-2-1: tri kopje në dy pajisje të ndryshme dhe një kopje e pandryshueshme në Cloud. Testojmë dhe dokumentojmë rregullisht rikthimin e të dhënave që të jeni gjithmonë të qetë.

  • Zbatimi i rregullit 3-2-1: tri kopje, dy pajisje, njëra jashtë zyrës (offsite)
  • Kopje rezervë 'immutable' që nuk fshihen dot as nga sulmet ransomware
  • Backup i serverëve, makinave virtuale, bazave të të dhënave dhe Microsoft 365
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë
03

Support

Monitorim i vazhdueshëm dhe një ekip përgjegjës për të gjithë sistemin.

Monitoring dhe Alerting

Monitorim i vazhdueshëm i rrjetit, serverëve dhe pajisjeve tuaja. Njoftime të menjëhershme kur një pajisje ka ngarkesë apo del jashtë funksionit, në mënyrë që defekti të rregullohet para se të ndërpritet puna në zyrë.

  • Linjat e internetit, switch-et, firewall-et dhe access point-et
  • Serverët fizikë e virtualë, hapësira storage dhe shërbimet kryesore
  • Kamerat e sigurisë, NVR-të dhe pajisjet e kontrollit të dyerve
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë
Sensorë temperature në dhomën frigoriferike të një magazine
Ajo që na dallon

Automatizim dhe Integrim

Lidhim programet dhe pajisjet që nuk komunikojnë dot vetë: lidhje API mes programeve, sensorë magazinash, raporte automatike dhe skripte të dedikuara. Eliminoni punën manuale të përsëritur dhe shmangni gabimet njerëzore.

  • Integrime me API mes programeve financiare, CRM-ve dhe platformave të shitjes
  • Sensorë mjedisorë: monitorim i temperaturës në dhoma frigoriferike, lagështisë, tensionit dhe karburantit
  • Gjenerim dhe dërgim automatik i raporteve ditore ose mujore në email pa ndërhyrje manuale
  • Sinjalizime të menjëhershme kur një vlerë kritike (p.sh. temperatura) kalon kufirin e lejuar
Lexo më shumë Kosovë · Shqipëri
Kanale kabllimi dhe punime instalimi në terren nga 3IT.solutions Support Instalim i ynë

Instalim, Konfigurim dhe Support

Montim dhe instalim në vend, konfigurim i plotë i pajisjeve, dokumentacion i dorëzuar me shkrim dhe marrëveshje mirëmbajtjeje. Instalojmë atë që furnizojmë dhe marrim përgjegjësi të drejtpërdrejtë për funksionimin e saj.

  • Instalim fizik në vend kudo në Kosovë dhe Shqipëri
  • Konfigurim i pajisjeve sipas kërkesave reale të biznesit tuaj
  • Dorëzimi i dokumentacionit: skema e rrjetit, fjalëkalimet dhe procedurat e emergjencës
Lexo më shumë Mbështetje me kontratë
Konsultim pa obligim

Na tregoni çfarë nuk po punon, ose çfarë doni të ndërtoni.

Një mesazh ose një telefonatë. Vijmë te ju, shohim çfarë keni, dhe ju themi hapur çfarë duhet.

Reagim online brenda 15 minutash Inxhinierë në terren