Kalo te përmbajtja
Pjesë e Hardware

Rrjeta kompjuterike për biznesin tuaj

Projektim dhe instalim i rrjeteve kompjuterike: switch-a, router-a, firewall, ndarje në VLAN, VPN mes zyrave dhe kalim automatik në linjë rezervë (failover dual-WAN). Rrjeti juaj mbetet gjithmonë funksional dhe i dokumentuar qartë.

Instalim nga inxhinierët tanë Mbështetje me kontratë Kosovë · Shqipëri
Sallë me kompjuterë të lidhur në rrjet, instalim nga 3IT.solutions Instalim i ynë
Sallë me kompjuterë të lidhur në rrjet, instalim nga 3IT.solutions

Pse ka rëndësi

Kur bie rrjeti, bllokohet e gjithë puna: ndalojnë programet e faturimit, kasat, posta elektronike, kamerat dhe telefonat. Shumica e ndërprerjeve në biznese ndodhin për arsye fare të thjeshta: mungesa e një linje të dytë interneti rezervë, një kabëll i dëmtuar pa etiketë, ose një switch që askush nuk ia di fjalëkalimin.

Ne i ndërtojmë rrjetet që të përballojnë defektet pa ndërprerë punën. Me dy linja interneti, rënia e njërit operator nuk ndihet fare në zyrë. Me rrjete të ndara (VLAN), laptopi i një vizitori apo një telefon celular nuk ka kurrë qasje te serveri financiar i kompanisë.

Si punojmë në praktikë

Fillojmë duke inspektuar instalimin ekzistues dhe duke hartuar skemën reale të rrjetit. Ju propozojmë përmirësimet e nevojshme me çmime transparente dhe pa pajisje të panevojshme.

Instalojmë dhe testojmë gjithçka në terren, përfshirë testimin praktik të kalimit automatik të internetit. Në fund ju dorëzojmë dokumentacionin teknik të plotë dhe e integrojmë rrjetin në sistemin e monitorimit për mirëmbajtje sipas marrëveshjes.

Konsultim pa obligim

Na tregoni çfarë nuk po punon, ose çfarë doni të ndërtoni.

Një mesazh ose një telefonatë. Vijmë te ju, shohim çfarë keni, dhe ju themi hapur çfarë duhet.

Reagim online brenda 15 minutash Inxhinierë në terren