Kalo te përmbajtja
Pjesë e Hardware

Rampa me njohje automatike të targave

Makina afrohet, targa njihet dhe rampa hapet. Pa kartë, pa biletë dhe pa ndalesë, vetëm për automjetet që keni regjistruar.

Instalim nga inxhinierët tanë Mbështetje me kontratë Kosovë · Shqipëri

Pse ka rëndësi

Në orët e pikut, çdo makinë që ndalet te rampa për të kërkuar kartën apo biletën krijon radhë. Karta harrohet në shtëpi, telekomanda humbet, dhe dikush duhet të dalë ta hapë me dorë.

Me njohjen e targave, makina e regjistruar hyn pa ndalur. Për ju, çdo hyrje dhe dalje ruhet me orë, kështu që e dini kush ka qenë në parking dhe kur.

Për makinat që nuk janë në listë, rampa mbetet e mbyllur ose hapet nga roja, sipas rregullave që vendosni ju.

Ku përdoret

  • Parkingje kompanish me shumë hyrje në mëngjes
  • Komplekse banimi ku banorët s'duan të kërkojnë kartën
  • Depo dhe magazina me kamionë që hyjnë e dalin shpesh
  • Hotele dhe qendra biznesi me mysafirë të paralajmëruar

Pyetje të shpeshta

01. Çfarë ndodh nëse targa është e pistë ose është natë?
Sistemi punon ditë e natë. Kur një targë nuk lexohet, hyrja bëhet me kartë, telekomandë ose nga roja, që askush të mos mbetet jashtë.
02. Si shtoj ose heq një makinë nga lista?
Nga një listë e thjeshtë që e menaxhoni vetë ose që e menaxhojmë ne për ju. Ndryshimi vlen menjëherë.
03. A lejohet ruajtja e targave?
Targat janë të dhëna personale. E vendosim ruajtjen për aq kohë sa ju duhet dhe ju ndihmojmë me njoftimin për përdoruesit e parkingut.
04. A mund të kombinohet me kartat që kemi?
Po. Shumë objekte përdorin të dyja: targën për makinat e rregullta dhe kartën për raste të veçanta.
Konsultim pa obligim

Na tregoni çfarë nuk po punon, ose çfarë doni të ndërtoni.

Një mesazh ose një telefonatë. Vijmë te ju, shohim çfarë keni, dhe ju themi hapur çfarë duhet.

Reagim online brenda 15 minutash Inxhinierë në terren