Pse ka rëndësi
Një parking me pagesë që menaxhohet me dorë humb para në heshtje: bileta të humbura, pagesa pa faturë, dhe asnjë mënyrë për të ditur sa makina hynë realisht gjatë ditës.
Me rampa dhe sistem pagese, çdo makinë regjistrohet në hyrje dhe paguan para se të dalë. Në fund të ditës keni një raport që tregon sa makina hynë, sa kohë qëndruan dhe sa u arkëtua, pa numëruar gjë me dorë.
Nëse doni që klientët e dyqanit apo pacientët të parkojnë falas ose me zbritje, edhe kjo rregullohet pa ua komplikuar punën.
Ku përdoret
- Qendra tregtare dhe supermarkete
- Spitale dhe klinika
- Parkingje publike dhe komunale
- Hotele dhe palestra me parking të hapur për të gjithë