Kalo te përmbajtja
Pjesë e Hardware

Tripodë dhe turnstile për hyrjen e këmbësorëve

Në objekt hyjnë vetëm personat e autorizuar, dhe çdo hyrje regjistrohet. Hyrjet dhe daljet e stafit mund të shkojnë direkt te orari dhe pagat.

Instalim nga inxhinierët tanë Mbështetje me kontratë Kosovë · Shqipëri

Pse ka rëndësi

Kur hyrja është e hapur, nuk e dini kush është brenda. Në fabrika kjo do të thotë rrezik sigurie dhe orë pune që s’mund të verifikohen. Në shkolla, prindërit duan të dinë që në objekt nuk hyn kushdo. Në palestra, anëtarësitë e skaduara vazhdojnë të përdoren.

Me tripodë, secili person kalon vetëm me leje: kartë, gisht ose fytyrë. Çdo hyrje dhe dalje ruhet, dhe nëse doni, orët e stafit shkojnë direkt në programin e orarit apo të pagave, pa lista në letër.

Vizitorët marrin qasje të përkohshme nga recepsioni, dhe në rast emergjence hyrja lirohet që të gjithë të dalin pa pengesë.

Ku përdoret

  • Fabrika dhe depo me shumë punëtorë në ndërrime
  • Shkolla dhe qendra trajnimi
  • Palestra dhe qendra sportive me anëtarësi
  • Ndërtesa zyrash me disa kompani

Pyetje të shpeshta

01. Si hyjnë vizitorët?
Recepsioni u jep kartë ose kod të përkohshëm që vlen vetëm për atë ditë. Kur largohen, qasja mbyllet vetë.
02. Çfarë ndodh në rast zjarri?
Tripodët i lidhim që të lirohen kur bie alarmi i zjarrit, që njerëzit të dalin pa pengesë.
03. A mund t'i lidhni hyrjet me orarin e punës?
Po. Hyrjet dhe daljet e stafit mund të shkojnë direkt në programin që përdorni për orarin apo pagat. Kjo është pjesë e punës që bëjmë shpesh: lidhim pajisjet me programet ekzistuese.
04. Po nëse dikush e harron kartën?
Mund të hyjë me gisht ose fytyrë nëse ato janë aktive, ose recepsioni i jep qasje për atë ditë.
Konsultim pa obligim

Na tregoni çfarë nuk po punon, ose çfarë doni të ndërtoni.

Një mesazh ose një telefonatë. Vijmë te ju, shohim çfarë keni, dhe ju themi hapur çfarë duhet.

Reagim online brenda 15 minutash Inxhinierë në terren